Shënimi i javës globale të ndërmarrësisë

Publication Date 10.12.2018

Programi për përkrahjen e adoleshentëve i është bashkuar partnerëve të shumtë në shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë 2018, në Kosovë. Nxënësit nga shkolla partnere “Xhevdet Doda” në Prishtinë vizituan Konventën e Veshmbathjeve të Kosovës më 14 nëntor 2018 për të mësuar më shumë për rëndësinë e industrisë së veshmbathjeve, punësimin, rritjen ekonomike, dhe mundësitë për përfshirje në të ardhmen në këtë industri përmes mundësive të punës praktike ose garave të nxënësve të dizajnit. Ata gjithashtu ishin pjesë e punëtorive start-up në Innovation Center Kosovo (ICK) për të mësuar rreth sfidave dhe dobive të të qenit ndërmarrës në Kosovë. Ndërsa nxënësit nga shkolla partnere “Hajdar Dushi” në Gjakovë u pritën nga Jakova Innovation Center (JIC) më 15 nëntor 2018. Ata kishin mundësinë të diskutojnë mbi ndërmarrësinë tek të rinjtë dhe të mësojnë nga bashkepunëtorët e kualifikuar të qendrës..

Nxënësit paraqitën përvojën e tyre të marrë gjatë aktiviteteve të ndërmarrësisë, të organizuara me mbështjetjen e programit dhe morën mendimet mbi prodhimet e realizuara me printer 3-Dimenzional, prerës laserik dhe pajisje tjera të siguruara nga programi. Nxënësit ishin të gëzuar për përvojën e marrë: “Aktivitetet e ndërmarrësisë në shkollën tonë kanë ndihmuar shumë që të zhvillojmë ide të reja që ta bëjmë komunitetin tonë më të mirë. “Është një mundësi e shkëlqyeshme që të zhvillojmë kreativitetin tonë” tha Bleart Këpuska, nxënës i klasës së 10-të nga gjimnazi “Hajdar Dushi”..

“Këto ngjarje kanë ofruar për mundësi të reja, siç është pjesëmarrja në një garë të dizajnit në të ardhmen”, tha Engjëllusha Borllorzhi, nxënëse e klasës së 10- të në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Falenderojmë Jakova Innovation Center (JIC); Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Asociacionin Kosovar të Marketingut të Veshmbathjeve (KAMA) për ofrimin e kësaj mundësie për nxënësit gjatë Javës Globale të Ndërrmarrësisë 2018.